Gentjan dhe Indrit Beqiraj të cilët fillimisht shkuan në polici për të denoncuar rrëmbimin e njërit prej tyre, raportuan disa krime, që çuan në pranga ata dhe 13 persona të tjerë, mes tyre një punonjës burgjesh e një ushtarak.
Vëlleërit sqaruan në polici se janë rrëmbyer nga njerëz të Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rumi.
Vëllezërit paguheshin për të kryer atentate. Ata po hetohen për ekzekutimin e mikut të Rumit, Arben Mërkurit që ndodhi në maj të këtij viti në qendër të Sukthit.
Gjithashtu kanë rrëfyen se së fundmi kishin marrë porosi për të ekzekutuar dy persona. Sipas tyre ishin porositur nga polici i burgut Flamur Bejko. Ky i fundit sipas vëllezërve ju kishte dhënë edhe paratë.
Në dëshminë e tij, Bejko ka treguar se shumën prej 3500 euro ua ka dhënë vëllezërve Beqiraj me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.
Dëshmia e vëllezërve zbardhi edhe atentatin në janar të këtij vit në Don Bosko ku mbeti viktimë Erjon Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Në kuadër të operacionit ‘Porositësi’ 14 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë në kërkim.