Detaje të reja kanë dalë nga sherri i ndodhur më 13 maj të 2021 në Angli, ku Armend Xhika u godit me thikë pas një sherri dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.
Për vrasjen e të riut është akuzuar Luigi Antonaçi, 24-vjeç i cili ndodhet në paraburgim dhe të hënën pritet të dalë para gjykatës së Sheffield.
Në pranga është vënë dhe një vajzë 21-vjeçare e cila dyshohet se ka lidhje në vrasjen e të riut shqiptar, në maj të vitit të kaluar. Pas marrjes në pyetje, e reja është lënë e lirë.
Ndërsa Luigi Antonaçi, nga Scoresby Street, Bradford po qëndron në paraburgim.
Nesër, 20 qershor 24-vjeçari Luigi Antonaçi do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Sheffield.