Vrasja e të riut në Tiranë, merret vendimi për shokun e autorit, ja çfarë thotë avokati

April 21, 2023
1 minut lexim

Enzi Maze, shoku i autorit të krimit që vrau 20-vjeçarin Stiven Toshkesi pak ditë më parë në Tiranë është lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata.

Avokati i tij ka deklaruar për mediat se Maze nuk ka qenë në dijeni të konfliktit mes dy personave dhe sipas tij nuk e dinte se Axel Hoxhaj kishte thikë me vete.

Ai thotë se Maze e ka bllokuar derën e pasagjerit në mënyrë që konflikti mes tyre të mos agravonte dhe nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm në momentin kur ka ndodhur përleshja.

“Enzi Maze është student në Holandë. Ka ardhur me biletë edhe kthimi. Do kthehej në datë 19. Ka ardhur një mjet që është ndaluar. Ka parë që shoku i tij shkon në drejtim të shoferit.

 Është munduar që të mbajë pasagjerin që të shuajë konfliktin. Pasagjeri shtyn me forcë derën dhe i vërsulet Enzi Mazes,. Enzi Maze nuk bën asnjë veprim të dhunshëm. Nuk e dimë as ne se ku ka ndodhur si vrasje”, është shprehur ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mourinho: Bayer Leverkusen? Kanë trajner inteligjent

Story i radhës

Acarohet

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë