Vrasja e të moshuarit në Dumnicë të Podujevës, akoma asnjë person i arrestuar

March 30, 2023
1 minut lexim

Të dielën Salih Salihu është vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Për vrasjen e tij nuk është arrestuar asnjë person deri më sot.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë hetime intensive për zbardhjen e rastit.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj.

Lidhur me raportimet në media, familjarët i kanë thënë T7 se vrasja e tij nuk ka ndodhur për hakmarrje.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ora e re pranverore ‘makthi’ i shëndetit mendor, zbuloni se si iu bën të ndiheni

Story i radhës

Ngrihet alarmi, zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njeriu

Të fundit nga

ShkoLartë