​Vrasja e shtatzënës, qytetarët thonë se institucionet përgjegjëse janë në gjumë

December 1, 2022
min lexim

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së në kryeqytet, qytetarët kanë adresuar kritika ndaj qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse. Derisa kanë thënë se organet e drejtësisë nuk po e respektojnë ligjin, ata kërkuan më shumë punë nga institucionet e drejtësisë, pasi sipas tyre ato janë në gjumë.

Bexhet Reka, qytetar, shprehet i mllefosur karshi organeve të drejtësisë, pasi që sipas tij institucionet përgjegjëse janë në gjumë.

Reka për KosovaPress thotë se duhet të ekzistojë dënimi i përjetshëm për këto raste.

Reka: Të gjitha institucionet janë në gjumë

Është skandaloze, nuk janë duke punuar as organet, as policia, ne jemi duke fjetur, të gjitha institucionet janë në gjumë. Jo, duhet punuar, pa punë nuk ka, duhet strategji, të angazhohen dhe të mos bëhen këto gjëra të tmerrshme. Këto veç në periudhën e kohës së gurit, nuk shkojmë me ato kanune, ato kanë kaluar, duhet veprohet në mënyrë institucionale dhe të mos ndodhin këto gjëra… Duhet edhe burgimi i përjetshëm, por edhe pushkatim me qenë nëse është nevoja, ndryshe s’mundemi t’i rregullojmë këto gjëra”, tha Reka.

Esfere Emra, qytetare thotë se ndihet e frikësuar se çfarë po ndodh në vend.

Emra: Nuk është në rregull, duhet të frikësohemi

“Është tmerr… Shteti duhet të bëjë me tepër, drejtësia duhet të vihet në vend, shumë është makabër… Nuk është në rregull, duhet të frikësohemi”, tha Emra.

Shefki Beqiri, qytetar, akuzon organet kompetente të cilat sipas tij nuk po e respektojnë ligjin siç është e paraparë, derisa kërkon të ekzistojë burgimi i përjetshëm për raste të tilla.

Beqiri: Është tragjedi për Kosovë, ne s’e kemi pasur traditën ashtu

“Është tragjedi për Kosovë, ne nuk e kemi pasur traditën ashtu. Kur e ka lajmëruar policinë është dashur të reagojë dhe me qenë në vendin ku ka qenë viktima… Shteti mund të jep përgjigje, çfarë ka bërë dhe ta përdorë ligjin… Qeveria është përgjegjëse. Nuk ka dënime siç duhet dhënë – të përjetshme për këto raste. Pse duhet unë të ja marr jetën dikujt ose pse duhet dikush ta marr jetën time, çdo njeri ka jetën e vet”, tha Beqiri.

Mevlude Gashi, qytetare, po ashtu adreson kritika për organet përgjegjëse në lidhje me rastin.

Gashi: Shteti është fajtori më i madh që nuk po ndërmerr masa për këto raste

“Dihet se shteti është fajtori më i madh që nuk po ndërmerr masa për këto raste, pasi nuk është rasti i parë, por po ka raste herë pas herë, sidomos në kohët e fundit, është tmerr…”, tha Gashi.

Emir Abdurrahmani, qytetar, thotë se nuk është në rregull si ndodhin këto raste, sidomos në institucionet publike siç është QKUK-ja.

Abdurrahmani: Në raste tilla duhet të vlejë edhe burgimi i përjetshëm

“Pjesa e fajit të cilin e mban shteti është për faktin se ajo ka qenë në mbrojtje nga policia dhe përderisa një person është në mbrojtje të tyre dhe këto raste përsëri ndodhin, për me tepër në institucion publik, siç është QKUK… Mendoj se në raste tilla duhet të vlejë edhe burgimi i përjetshëm, pse jo edhe diçka ende me e rendë se ky burgim i përjetshëm”, tha Abdurrahmani.

Mbrëmë një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë në pritje të lindjes. Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese vendosi! E DIELA ditë jopune në RMV

Story i radhës

Një gazetar polak vë në siklet Dragan Stojkoviqin, duke e pyetur për agresorin…

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë