vrasja e policit tome gashi reagon ashper pjesetar fetar ish polic e ish oficer i fsk se te dyshuar per perfshirje ne vrasje 6807d47f27411

Vrasja e policit/ Tomë Gashi reagon ashpër: Pjesëtar fetar, ish-polic e ish-oficer i FSK-së të dyshuar për përfshirje në vrasje…

April 22, 2025
1 minut lexim

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër për vrasjen e policit të Kosovës, Muhamed Lika.

Ai ka thënë se kjo vrasje nga shqiptarët për shkak të detyrës ka shkaktuar një goditje të rëndë për shtetin.

Gashi thotë se dyshimet se ish-policë dhe ish-oficerë të FSK-së janë të përfshirë në këtë akt, ngrisin pyetje të thella për integritetin e institucioneve të Kosovës.

Muhamed Nika ka qenë edhe në UÇK, edhe përfaqësues i shtetit si oficer i Policisë.

Por shteti me dorën e vet e vrau, se e lejoi atë që të gjithë e dimë, por pak flasin – dhe për pak vota e kanë shitur shtetin e Kosovës te ata që ngadalë, por sigurt, po e vrasin!”, shkruan ai.

Reagimi i Gashit:

Katastrofë për ne 🇦🇱 e gëzim i madh për Serbi, Arabi & vahabi!

Kur vritet polici i Republikës nga shqiptar për shkak të detyrës – vritet shteti i Kosovës për shkak të neglizhencës!

Paramendo: pjesëtar fetar, ish-polic e ish-oficer i FSK-së të dyshuar për përfshirje në vrasjen e përfaqësuesit të shtetit të vet!

E pastaj idhnohemi e zhgënjehemi që Donald Trump i ri thotë në Beograd se bombardimi i Serbisë, sipas tij, ka qenë gabim…!!!

Normal që pa NATO-n ne kurrë nuk do të ishim çliruar.

E pa luftën e UÇK-së, NATO kurrë nuk do të kishte ndërhyrë.

Muhamed Nika ka qenë edhe në UÇK, edhe përfaqësues i shtetit si oficer i Policisë.

Por shteti me dorën e vet e vrau, se e lejoi atë që të gjithë e dimë, por pak flasin – dhe për pak vota e kanë shitur shtetin e Kosovës te ata që ngadalë, por sigurt, po e vrasin!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama me grate e vajzat ne gjirokaster kjo eshte nje shqiperi krejt tjeter 6807cae3391e7
Story i mëparshëm

Rama me gratë e vajzat në Gjirokastër: Kjo është një Shqipëri krejt tjetër

vinicius jr behet me dokumentar ja kur do te publikohet 6807d800aa8a3
Story i radhës

Vinicius Jr bëhet me dokumentar, ja kur do të publikohet

Të fundit nga

Befason Interi

Po i afrohemi me shpejtësi finales së Champions League më 31 maj midis Paris Saint-Germain dhe Interit, e planifikuar të zhvillohet në Allianz Arena në Mynih. Meqenëse shorti në Nyon ka përcaktuar
ShkoLartë