Vrasja e policit në komisariat, ​Policia e Shtetit del me informacion zyrtar

1 minut lexim

Policia e Shtetit shqiptar ka dalë me një deklaratë zyrtare për shtyp për ngjarjen e rëndë sonte në komisariatin numër 3 në Tiranë, ku efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.

Në njoftimin e policisë mësohet se grupi hetimor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e dinamikës, ndërkohë që autori i dyshuar është ndaluar.

Në ambientet e komisariatit kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konfiskohet drogë me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Story i radhës

Bekteshi: Ka para në buxhet, Qeveria po paguan detyrimet rregullisht

Të fundit nga