Vrasja e nxënësit derisa po shkonte në shkollë, krejt çka dihet për rastin në Vranjevc

1 minut lexim

R.H., 14-vjeç, u ther për vdekje në Vranjevc të Prishtinës në një distancë jo të madhe nga shkolla “Hilmi Rakovica”, aty ku vijonte mësimet në klasën e 9-të. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, 14-vjeçari u ther me thikë disa herë teksa po shkonte në shkollë. Zyrtarisht nuk është konfirmuar arrestimi i ndonjë të dyshuari, por ekipi i T7 raporton se një i mitur është shoqëruar për në stacionin policor. Gazeta Express sjellë detaje për rastin tragjik.

Në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vranjevc kishin zbarkuar një numër i madh i zyrtarëve policorë, aty ku mjekët konstatuan vdekjen e viktimës. Më pas në vendngjarje arriti edhe vetura e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa një pjesë e komunikacionit aty qëndronte e bllokuar dhe shiheshin lëvizje të shtuara të qytetarëve për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Story i mëparshëm

Rusia paralajmëron banorët ukrainas: Do godasim Kievin me precizion të lartë, largohuni nga banesat

Story i radhës

Ia vranë gjeneralin ushtarak, reagon lideri i Çeçenisë

Të fundit nga