Gazetarja e Panorama ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços, e dyshuar si bashkëpunëtore në krim.
Burimet konfirmojnë për Panorama se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të dyshuar Valter Mollaj.
Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, por nga hetimet kjo gjë që nuk rezulton e vërtetë.
Detaje të reja tronditëse janë sipas grupit hetimor edhe se 18-vjeçarja Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valter Mollaj me dy të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.
Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja.