Vrasja e kamarierit në lokalin në Elbasan/ Përfundon hetimi, çështja dërgohet për gjykim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka njoftuar se janë përfunduar hetimet në lidhje me çështjen e ndodhur më datë 02/10/2021 në një lokal në Elbasan ku mbeti pa jetë një kamarier.

Të pandehur në lidhje me këtë ngjarje janë shtetasit : Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e një lokali në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit.

Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021. Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Covid-19 në Kosovë: Sot 14 raste të reja, asnjë humbje jete

Story i radhës

Analizë reale që tregon fatkeqësi për Putinin: “Ushtria ruse do ta ketë fundin në qershor”

Të fundit nga