vrasja e imamit ne zlipotok kerkohet paraburgim per autorin e dyshuar dhe babane 6a451ad280010

Vrasja e imamit në Zlipotok, kërkohet paraburgim për autorin e dyshuar dhe babanë

July 1, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të dyshuarve, B.H. dhe I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi të hënën mbrëma në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit, ku vdiq imami Gazmend Tahirovci.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, B.H. dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me viktimën G.T. për shfrytëzimin e një prone (livadhi), e ka sulmuar atë me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime fatale, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria bën të ditur në një kumtesë për medie, se B.H. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, I.H., babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet se, ndonëse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofronte ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ndihmuar viktimës. Ai dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ukraina kerkon 6 6 miliarde euro nga fondi i paqes i be per ndihme ushtarake 6a45164b184ca
Lajmi i mëparshëm

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

rama nga gjermania e pranon se protestat jane kunder qeverise mesazh i rendesishem per mua 6a451b55cb4f9
Lajmi i radhës

Rama nga Gjermania e pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua

Të fundit nga

Enca Haxhia paralajmëron projektin e ri muzikor

Këngëtarja Enca Haxhia ka paralajmëruar ardhjen e projektit të saj më të ri muzikor, i cili mban titullin “VASHA”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë entuziazmin e saj për
ShkoLartë