rama nga gjermania e pranon se protestat jane kunder qeverise mesazh i rendesishem per mua 6a451b55cb4f9

Rama nga Gjermania e pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua

July 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se protesta që zhvillohet prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë është një mesazh që e merr seriozisht dhe që, sipas tij, po përpiqet ta kuptojë përmes shqetësimeve të qytetarëve, jo duke numëruar pjesëmarrësit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se protesta përbën një sinjal të rëndësishëm për qeverinë dhe se është i angazhuar të dëgjojë kërkesat e qytetarëve. Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se algoritmet e rrjeteve sociale kanë ndikuar në përhapjen dhe masivizimin e protestës, duke argumentuar se ato shtrembërojnë perceptimin e realitetit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në forum, Rama bëri edhe një krahasim me protestat e viteve të kaluara në Shqipëri, duke kujtuar se në të njëjtin bulevard ku zhvillohet protesta aktuale, dikur humbën jetën protestues.

Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve.

Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës” u shpreh Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrasja e imamit ne zlipotok kerkohet paraburgim per autorin e dyshuar dhe babane 6a451ad280010
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e imamit në Zlipotok, kërkohet paraburgim për autorin e dyshuar dhe babanë

autobusi me turiste perplaset me nje makine ne antalia nje i vdekur dhe 12 te plagosur 6a451bb0ba0d8
Lajmi i radhës

Autobusi me turistë përplaset me një makinë në Antalia, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Të fundit nga

Enca Haxhia paralajmëron projektin e ri muzikor

Këngëtarja Enca Haxhia ka paralajmëruar ardhjen e projektit të saj më të ri muzikor, i cili mban titullin “VASHA”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë entuziazmin e saj për
ShkoLartë