Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup, Prokuroria deklarohet për videon që qarkullon në rrjete sociale

April 12, 2022
1 minut lexim
Nga Prokuroria Publike në një prononcim për TV21 nuk e konfirmojnë saktësisht autenticitetin e video incizimit që është publikuar në rrjetet sociale, e që pretendohet se është incizim i vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot në Shkup. Mirëpo, nga Prokuroria e pranojnë se për të njëjtin rast ekzistojnë video-incizime dhe se të njëjtat po analizohen, ndërsa theksojnë se publikimi i videove nuk e dëmton hetimin, por që mund të jetë shqetësuese për publikun dhe familjarët e të ndjerit.
“Të gjitha pamjet nga video survejimi në momentin kritik për vendndodhjes e specifikuar janë siguruar. Me postimin e video incizimeve në asnjë mënyrë nuk mund të dëmtohet apo të ndikohet në procedurë. Megjithatë, apelojmë për përmbajtje në publikimin dhe shpërndarjen e videove, përmbajtja e të cilave mund të jetë shqetësuese për publikun, e veçanërisht për familjen dhe të afërmit e të ndjerit. Prokuroria Publike në tërësi do ta zbardhë rastin dhe të gjithë ata që do të konstatohet se kanë kryer vepër penale do të mbajnë përgjegjësi penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për TV21.
Hendbollisti kroat Denis Tot ka luajtur për klubin e hendbollit Butel në Shkup.Më 7 prill të këtij viti ai u gjet pa ndjenja pranë një diskoteke në Shkup. Një ditë më vonë Tote vdiq në spital si pasojë e lëndimeve. Ai sot pritet të varroset në Kroaci. 30 ditë paraburgim u shqiptuan për djalin dhe vajzën të cilët dyshohen për vrasje e hendbollisitit duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi i tretë është në arrati.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk kam konflikte me asnjë”/ Çfarë deklaroi Nazmi Bandula dy vite më parë kur i vunë tritol në makinë

Story i radhës

Trajneri futet në fushë për të ndaluar kundërsulmin

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë