Vrasja e Hamide Magashit, Haxhiu edhe një herë i bënë bashkë institucionet

December 19, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur edhe njëherë grupin ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.

Në këtë takim, përpos ministres Haxhiu, po marrin pjesë nga Zyra e Kryeministrit, u.d ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha etj.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me institucionet e tjera, do të shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për të parë nëse ka pasur shkelje në trajtimin e rastit të 35-vjeçares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.

“Siç jeni të njoftuar, ministritë përgjegjëse kanë ndërmarrë veprime inspektimi përmes trupave inspektuese në lidhje me rastin e Hamide Magashit. Në lidhje me raportet e përfunduara të inspektimit, Ministrja e Drejtësisë ka ftuar mbledhjen e grupit ndërministror, të hënën, datë 19 Dhjetor 2022”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ВТОРАТА ТУРНИСКА ФАЗА ВО „ЗАВРТИ И ПОБЕДИ“ на 2win.mk  ЗАВРШИ, СЛЕДУВА СРЕЌНО ТРКАЛО

Story i radhës

Hetimi i New York Times: Pse Rusia po humb luftën në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë