Vrasja e gruas shtatzënë në Prishtinë, avokati: Ky do të jetë dënimi i parë i përjetshëm në Kosovë

December 1, 2022
1 minut lexim

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Kosovën por edhe më gjerë, ku një grua shtatzënë u vra mbrëmjen e djeshme pranë maternitetit në Prishtinë, kanë reaguar nj

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati nga Kosova Besnik Berisha.

Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo ditë do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhduk akoma pa gjurme, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë”, shkroi Berisha.

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste.

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dushi i ftohtë në mëngjes është ide e mirë edhe në dimër

Story i radhës

Shifra rekorde të njerëzve që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë