vrasja e fatbardh licit apeli i gjkko le ne burg safet e behar bajrin se bashku me astmer bilalin 67dc1140eb64b

Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

March 20, 2025
1 minut lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Të tre janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e dyshuar të tyre në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vrasja e Fatbardh Licit u krye në kushte të grupit të strukturuar kriminal, me dyshimin se Ibrahim Lici, i afërmi i tij, ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana më 15 korrik 2018.

Më 10 gusht 2018, Fatbardh Lici u ekzekutua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës. Një person zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa dhe e qëlloi atë, duke e lënë të vdekur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kallezim penal ndaj ish drejtorit te ishp ne oher per keqperdorim te pozites dhe autoritetit zyrtar 67dc0bab0ea2e
Story i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të ISHP në Ohër për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

maqedonci takon gjeneralin amerikan mckinney shba partner strategjik per ecjen e kosoves drejt anetaresimit ne nato 67dc1aa1daecf
Story i radhës

Maqedonci takon gjeneralin amerikan McKinney: SHBA, partner strategjik për ecjen e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO

Të fundit nga

Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës duke iu afruar zonës së Sofilarit. Të gjithë zjarrfikësit nga Strumica janë mobilizuar dhe po mundohen që zjarrin ta lokalizojnë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë