Vrasja e Elton Javorit në Fier/ Burgoset Kreshnik Gashi, i vëllai shpallet në kërkim

September 27, 2024
1 minut lexim

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga gjykata, “arrest me burg”, për vrasjen e Elton Javorit, më datë 10 dhjetor 2023.

Kështu, u la në burg autori i dyshuar i vrasjes së Javorit, Kreshnik Gashi. Ndërsa, është shpallur në kërkim vëllai i tij, Agim Gashi.

“DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin Kreshnik Gashi, 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bërnabiq: Presim qasje dhe masa ndryshe ndaj Kosovës, pas zgjedhjeve në BE dhe ShBA

Story i radhës

​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Turizmit

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë