Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Nga MPB thonë se automjeti i “vrasësve” është gjetur i djegur dhe thonë se vrasja është kryer nga pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska të cilët më pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të J.K (37) dhe E.I (28).
MPb jep edhe detaje lidhur me personin e plagosur.
“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën “Samoillova” në Shkup, pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dhënë për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet tip Audi A6 rrugës për Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjeve”, thonë nga MPB./TS/