Prokuroria e Manastirit do ta hetojë rastin me ariun e vrarë, me të cilin ishte fotografuar Zv/Drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë”, Sasho Drango, kuadër i VMRO-DPMNE-së.
Nnjë prononcim për mediat, ai ka potencuar se do të kërojë falje nga “Anima Mundi” duke konfiruar se s`ka leje për armë, kurse pushka e gjuetisë nuk ka qenë e tij.
Derisa Zv/Drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” paraqiti versionin e tij për ngjarjen dhe pretendimet për një aksident trafiku ku ishte mbytur ariu, nga Policia e Manastirit kanë thënë se nuk kanë të regjistruar një rast të këtillë.
“Anima Mundi” pret përgjegjësi penale për Drejtorin Sasho Drango.
Sipas ligjit, për arinjtë ka ndalesë të përhershme për gjueti.
Konform Kodit Penal, gjuetia e kafshëve të mbrojtura sanksionohet nga 1 deri në 5 vite burg.
Burimi: TV KLAN