Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër, e gjithë zona në sitë, ja çfarë thotë policia

May 2, 2023
1 minut lexim

Një 51-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, teksa policia po kryen kontrolle në të gjithë qytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, ku në rrethana ende të paqarta, në banesë është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kështu duket stadiumi Skënderbeu pas përfundimit

Story i radhës

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do befasoheni nga dëshmitarja në dasmën e çiftit

Të fundit nga

Shpërthen Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, kapiten i Baselit, ka shpërthyer me gol në finalen e Kupës së Zvicrës.  Shaqiri me Baselin po shkojnë drejt trofeut të dytë të edicionit të sivjetshëm. Shaqiri
sqmken
ShkoLartë