Vrasja e 41-vjeçarit/ Autorit iu desh 12 minuta të largohej nga qyteti i Vlorës, brenda makinës u gjet një kallashnikov

Tetë persona janë shoqëruar gjatë natës nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar, ku u ekzekutua 41- vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).

28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.

Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesen e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura.

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugeëmendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot moti do të mbajë me diell

Story i radhës

Zgjedhjet në veri – Udhëzimin Administrativ, IKD e AKK e konsiderojnë anti-Kushtetues

Të fundit nga