Vrasja e 4 efektivëve në Durrës/ Burg përjetë për Dritan Dajtin

1 minut lexim

Dritan Dajti është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve të policisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2009 në Durrës.

“Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve

Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Story i mëparshëm

Sveçla kujton Arbënor Deharin: Ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur – motiv për të gjithë ne

Story i radhës

Dhjetëra të vdekur pas mbytjes së anijes në brigjet e Jemenit

Të fundit nga