“Vrapo Babadimër”, do të ndihmohen 250 familje me nevoja për fundvit

December 17, 2023
min lexim

Rreth 3.500 qytetarë të veshur si babadimra kanë vrapuar sot përgjatë edicionit të tetë “Vrapo Babadimër” me moton “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 250 familje në nevojë dhe reparti i hematologjisë pediatrike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha për KosovaPress se përmes kësaj iniciative me karakter humanitar do të ndihmohen 250 familje me nevoja në Kosovë dhe reparti i hematologjisë në pediatri për festat e fundvitit.

Rama: Do t’i ndihmojmë 250 familje në nevojë

“Nëpërmjet këtij aktiviteti do t’i ndihmojmë 250 familje në nevojë, po ashtu edhe repartin e hematologjisë në pediatri… Janë të organizuara të gjitha nevojat që i kanë këto 250 familje. Do të ketë gjëra të ndryshme si pjesë, mos ta quaj dhuratë, por një ndihmë që do t’iu zgjatë për një periudhë më të gjatë kohore, jo vetëm për festat e fundvitit. Ka ndihma të ndryshme, të cilat bëhen si pjesë e kësaj “pakoje” që do t’i ndihmojë në aspektin monetar dhe atë të nevojave të veçanta që kanë secila prej këtyre familjeve,” tha Rama.

Themeluesi dhe organizatori i aktivitetit “Vrapo Babadimër” Jusuf Islami tha se përmes këtij aktiviteti të sotëm do të ndihmohen familje në nevoja dhe reparti i pediatrisë me shtretër për nënat kujdestare.

Islami: Do të ndihmohet reparti i pediatrisë dhe familjet në nevojë

“Nga kjo kauzë që qëllimin në rend të parë e ka humanitar, do të ndihmohet reparti i pediatrisë me shtretër për nënat kujdestare 24 orë, lodra pas terapisë dhe trajtimi psikologjik i fëmijëve, dhe maskotat për festat e fundvitit. Ndërsa, nga ana tjetër që e kemi pjesën edhe më humane, do të ndihmohen rreth 250 familje për festat e fundvitit me gjëra ushqimore dhe dhurata,” u shpreh ai.

Islami bëri të ditur se synojnë që në ardhmen ky aktivitet të ketë një numër edhe më të madh të pjesëmarrësve.

Islami: Në edicionin e 10-të synojmë të kemi 10.000 pjesëmarrës

“Vitin tjetër synojmë të bëjmë 7.000 (pjesëmarrës) dhe për 10-vjetor të kalojmë në plus 10.000. Ai është qëllimi dhe synimi jonë, ku në rend të parë është humanizmi,” tha Islami.

Ndryshe, kostumet e Babadimrit kanë qenë në dispozicion për blerje nga data 5 dhjetor e deri dje në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Babadimrat pjesëmarrës në këtë aktivitet humanitar kanë vrapuar nga sheshi “George Bush” te Katedralja, duke kaluar nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke u kthyer prapa në rrethin e flamurit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nëntë të vdekur e tre të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë në Indi

Story i radhës

Kiara Tito shkëlqen në një paraqitje të re në rrjete sociale

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë