Sot në vendin tonë, parashikohet të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurta me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 7 dhe 8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.
Moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Burimi: botasot.info