Sipas parashikimeve, moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare.
Në zonat malore, temperaturat do të luhaten nga -4°C në mëngjes deri në 11°C gjatë ditës.
Në zonat e ulëta, temperaturat do të variojnë nga -3°C deri në 17°C në maksimum.
Ndërkohë, bregdeti do të shfaqet më i qëndrueshëm, me temperatura nga 4°C deri në 17°C gjatë ditës.
Njoftimi i SHMU
Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri mesatare, e kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 2-6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-12m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 11°C
në zonat e ulëta -3 deri 17°C
në zonat bregdetare 4 deri 17°C
Burimi: botasot.info