Vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave, temperaturat zbresin dukshëm

November 28, 2022
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot kryesisht i vranët me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të sillen nga 0-1 gradë kurse maksimalet do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

Të hënën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të martën: Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të mërkurën: Mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të enjten: Të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Të premten: Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE: Sulmet ruse në rrjetin e energjisë përbëjnë gjenocid, thotë Ukraina

Story i radhës

DW: Nuk ka paqe me Vladimir Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë