Vranë dhe dogjën një 61-vjeçar para 5 viteve/ Arrestohet 56-vjeçarja dhe bashkëpunëtori, identifikohet viktima

December 15, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në maj të 2017-tës ku u gjet një kufomë e paidentifikuar e djegur dhe e dekompozuar, është zbardhur pesë vitë më vonë nga Policia e Shtetit.Kufoma i përket  60-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda me origjinë nga Dibra, i cili u mor peng, u dhunua, u vra dhe më pas u dogj nga tre përsona, për shkak të një borxhi.

Autorët ishin nënë e bir, Marjeta dhe Besmir Karaj, si dhe një bashkëpunëtor i tretë, i identifikuar si Gazmir Ngota.56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Media mëson se e gjitha ndodhi për shkak të një borxhi prej 10 mijë eurosh që viktima ia kishte marrë 56-vjeçares, të cilët kishin lidhje intime dhe punonin bashkë në një shoqatë humanitare.

Borxhi nuk u kthye më dhe dyshohet se gruaja ishte organizatorja e vrasjes.

Me ndihmën e të birit dhe personit tjetër, në zonën e Xhamllikut, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë borxhit të pashlyer, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas e kanë çuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të tretë dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keane kryqëzon Anglinë

Story i radhës

Si t’i lani atletet në lavatriçe në mënyrë që të mos ju prishen

Të fundit nga

ShkoLartë