Voziti 70 km/h më shpejtë se që është e lejuar, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi

March 6, 2023
1 minut lexim

Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë një pike të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 111 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëmbëdhjetë (111) km/h”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çudit Olta Gixhari, nuk ka informacione për familjen Jashari dhe Prekazin

Story i radhës

Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje

Të fundit nga

ShkoLartë