​Voyager 1 i NASA-s dërgon sinjal të kuptueshëm për herë të parë pas disa muajve

Sonda hapësinore Voyager 1 transmetoi një mesazh të kuptueshëm në Tokë për herë të parë pas disa muajsh pasi inxhinierët e NASA-s rregulluan një problem komunikimi në satelitin 47-vjeçar, njoftoi të martën agjencia hapësinore amerikane.

I nisur në vitin 1977, Voyager 1 ka vazhduar misionin e tij në hapësirën e thellë si objekti më i largët, 24.1 miliardë kilometra (mbi 14.9 miliardë milje) nga Toka.

Voyager 1 kishte qenë duke dërguar sinjale të pakuptueshme në Tokë që nga 14 nëntori i vitit 2023, megjithatë mbeti operacional dhe i përgjigjet komandave nga kontrollorët e misionit.

Për shkak të pozicionit të tij ndëryjor, sinjaleve nga Voyager 1 u duhen 20 orë e 33 minuta për të arritur planetin tonë, duke rezultuar në një udhëtim gati dy-ditor vajtje-ardhje për mesazhe ndërmjet tij dhe NASA-s.

Ndërkohë, agjencia hapësinore po përpiqet të rimarrë një sinjal nga anija kozmike Voyager 2 pasi humbi komunikimin pas dërgimit të një komande të pasaktë.

Story i mëparshëm

Policia e Kosovës: Po vërehet respektim më i madh i rregullave në trafik

Story i radhës

Nagavci mbështet vendimin për profesorin Krasniqi: Asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitetet tona

Të fundit nga