voton ne ambientet e paraburgimit te durresit kryebashkiaku i tiranes erion veliaj 68209f5b34d05

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

May 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkoi qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot.

Ai nënvizonte se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.”

Ai e mbyllte statusin e tij me një ftesë për të votuar këtë të dielë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që Shqipëria të vijojë të ecë përpara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mickoski perjashton taravarin po kthehet ne perqafimin e ali ahmetit i deshiroj shume fat video 682099bda3178
Story i mëparshëm

Mickoski përjashton Taravarin: “Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!” (VIDEO)

motocikliste me flamuj serb defilojne ne rrugen gjakove prishtine duke provokuar qytetaret 6820a8b58dca3
Story i radhës

Motoçiklistë me flamuj serb defilojnë në rrugën Gjakovë-Prishtinë duke provokuar qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë