​Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Shqipëri

April 27, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri njoftoi se procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot orën 11:30 janë 193 823 zarfe të marra nga zgjedhësit të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përkthyer në shifra, sipas të dhënave të KQZ-së janë 66 104 zarfe të mbërritura në KQZ.

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 13 916 zarfe, Durrësi 11 949, Elbasani 7511.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tenderët për ndërtime nën pikëpyetje pas marrjes së licencave

Story i radhës

26 vjet nga masakra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime

Fuqia e sigurisë, në duart e tua me Galaxy S25

Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo
sqmken
ShkoLartë