Krahas nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, në Këshillin Kombëtar të zhvilluar sot në selinë e Partisë Demokratike, u zgjodhën dhe drejtuesit e sekretariateve.
Sekretar për çështjet organizative është zgjedhur Ervin Minarolli me 149 vota përballë Auerl Bylykbashit me vetëm 57 vota. Edmond Spaho është zgjedhur sekretar për Integrimin Europian me 127 vota duke lënë pas Lediana Fratarin me 73 vota.
Deputeti Tritan Shehu nuk ka mundur dot të zgjidhet sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD-së jashtë Shqipërisë. Këtë post e ka marrë Indrit Hoxha me 104 vota, ndërsa Shehu mori vetëm 95.
REZULTATET E PLOTA TË VOTIMEVE PËR SEKRETARËT:
Sekretar për organizatat partnere
Megi Balliu 103 vota
Ilirjana Kuçana 89 vota
Sekretar për luftën kundër korrupsionit, pronat dhe transparencën
Ledina Mandia 101 vota
Andia Pustina 82 vota
Sekretar për të drejtat e njeriut
Bislim Ahmetaj 127 vota
Elda Hoti 71 vota
Sekretar për çështjet organizative dhe Burimet Njerëzore
Ervin Minarolli 149 vota
Aurel Bylykbashi 57 vota
Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho 127 vota
Lediana Fratari 73 vota
Sekretar për marrëdhëniet me Publikun
Jola Hysaj 111 vota
Sara Bodo 82 vota
Sekretar për ish-të Përndjekurit Politik
Lorenc Luka 112 vota
Bedri Blloshmi 74 vota
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD-së jashtë Shqipërisë
Indrit Hoxha 104 vota
Tritan Shehu 95 vota
Sekretariati për pushtetin vendor
Ylli Asllani 113 vota
Dasho Aliko 83 vota
Sekretariati për Çështjet Elektorale
Ivi Kaso 144 vota
Çlirim Gjata 58 vota
Kryetar të Gjykatës së Apelit të Partisë:
Endira Bushati 65
Adriana Kalaja 126 vota
Për anëtarët e gjykatës të apelit të partisë:
Elton Bano 144 vota
Anxhela Malko 135 vota
Ledio Nuraj 127 vota
Gledis Çela 83 vota