votat e diaspores sherr mes partive 692deee07a9c1

Votat e diasporës ‘sherr’ mes partive

December 1, 2025
min lexim

Mënyra e votimit të diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ka hapur një përballje të re mes partive politike. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e LDK-së kundër hapjes së qendrave alternative të votimit në diasporë.

Argumentet e LDK-së ishin që hapja e këtyre qendrave tejkalon procedurat e parashikuara dhe mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor. Kjo nxiti reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilës po pengohet votimi i diasporës.

 “LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar ministri në detyrë i financave,  Hekuran Murati.

Mirëpo i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, akuzoi Vetëvendosjen se po synon të manipuloj procesin zgjedhor në diasporë. “Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vetë fletëvotimet. T’i mbushin vetë. T’i manipulojnë votat vetë. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkaq, ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i bëri thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën e saj për votë.

“Bashkatdhetarë të dashur, roli juaj për Kosovën ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm, dhe mbetet i tillë edhe sot”, tha Memli Krasniqi.

Mirëpo, sipas Mimoza Kusarit, votimi i diasporës kosovare jashtë ambasadave dhe konsullatave është praktikë e aplikuar edhe në vendet e BE-së. Kusari ka dhënë shembuj se si Turqia, Rumania, Kroacia dhe Moldavia e mbështesin fuqishëm këtë formë të votimit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë se presin plotfuqishmërinë e vendimit të PZAP-së, cilido qoftë ai, për ta zbatuar.

“Siç mund ta vëreni, në fund të këtij vendimi ka këshillë juridike, që do të thotë se ndaj tij lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë ajo, për ta zbatuar atë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Tutje Elezi bëri të ditur se nga 26 nëntori deri më 30 nëntor, në platformën elektronike të KQZ-së kanë pranuar 24 mijë e 500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës.

Nga organizata “Germin” thonë se përplasjet për mënyrën e votimit të diasporës janë më shumë të karakterit politik, teksa shprehen se besojnë që organizimi i zgjedhjeve atje do të shkojë mirë.

Gjithë kjo përplasje më shumë karakter politik sesa e trajton problemin në thelb siç është. Është një proces teknik dhe duhet ta kemi parasysh që KQZ duhet t’i ketë kapacitetet për ta organizuar si të tillë”, Lirim Krasniqi, organizata “Germin”.  

Diaspora vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm në rezultatet zgjedhore në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flick tregon arsyen pse u perlot pas fitores ndaj alaves 692deed585c15
Lajmi i mëparshëm

Flick tregon arsyen pse u përlot pas fitores ndaj Alaves

prodhuesi malajzian i makinave perodua ka ndermarre hapin e pare serioz drejt elektrifikimit me lancimin e qv e 692defae50640
Lajmi i radhës

Prodhuesi malajzian i makinave Perodua ka ndërmarrë hapin e parë serioz drejt elektrifikimit me lançimin e QV-E

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë