Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ është gati, kemi ndërtuar të gjithë strukturën administrative!

min lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se KQZ është gati për votën e diasporës, duke theksuar se e kanë ndërtuar të gjithë strukturën administrative brenda këtij institucioni.

Në nënkomisionin për Diasporën, Celibashi u shpreh se  KQZ e ka  konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e ka të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Sipas Celibashit tashmë KQZ është duke pritur palët politike nëse do të arrihet dakordësia për të finalizuar plotësimin e boshllëqeve ligjore.

Celibashi: Që pas vendimit të GJK dy kanë qenë aktet e veprimit të KQZ, e para ka të bëjë me ndërtimin e një struktura administrative brenda KQZ, e cila do të adresonte në momentin kur kuadri ligjor rregullator do të ishte gati, gjithë aspektin e votimit të diasporës. E dyta të nxiste për aq sa e kishte të lejuar dhe të sillte në vëmendje të faktorit politik, organizatave të shoqërisë civile nevojën që procesi i votimit nga jashtë të merrte  atë adresim që do të duhet të merrte nga institucionet përkatëse.

KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë. E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Do të duhet të presim zhvillimet e fundit nëse procesi i negociatave do të finalizohet me plotësimin e boshllëqeve ligjore, kështu do ti hapet rruga veprimit të KQZ për ta përgatitur këtë proces.

Story i mëparshëm

Dy kompanive pritet t’u merret licenca sepse nuk kanë paguar tatim, Mexhiti: Sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit

Story i radhës

Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, i shqiptohet paraburgim prej një muaji

Të fundit nga