Voska Sport me ndryshime dhe synon që të zhvendoset në Gostivar

January 2, 2025
1 minut lexim

Klubi i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Voska Sport nga Ohri, ka disa ndryshime në struktura të veta.

Sipas informacioneve të fundit, FC Voska është me pronarë të rinj, pra nga Turqia, dhe merr një staf, strukturë stërvitore dhe lojtarë krejtësisht të rinj.

Siç mëson “Sportsport”, Voska si klub nuk do të funksionojë më në Ohër, por do të kalojë në Gostivar. Konkretisht, pronarët e rinj janë me origjinë nga ky qytet dhe vijnë nga Turqia, ndaj padyshim që duan që klubi të funksionojë në Gostivar.

Lëvizjet e para tashmë janë bërë nga pronarët e rinj, gjegjësisht po përgatitet fusha për ardhjen e FC Voska në Gostivar. Jozyrtarisht edhe trajneri i ri do të jetë nga Turqia.

Anëtarë të rinj të klubit janë Taiki Kagayama (28), Halil Bagci (21), Ture Sira (30) dhe Filip Valençiq (32 vjeç), të gjithë lojtarë që vijnë për herë të parë në kampionatin maqedonas.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrasje brenda familjes në Tetovë!

Story i radhës

Të paktën 54 të vrarë nga sulmet ajore izraelite në Rripin e Gazës

Të fundit nga

Eksplorimi i hapësirës do bëhet biznes i madh

Një epokë e artë e shkencës dhe imagjinatës po bëhet realitet: eksplorimi i hapësirës po kthehet në një biznes të madh. Ai që dikur ishte terreni i rrëfimeve fantastiko-shkencore, me histori minatorësh
ShkoLartë