Skuadra shqiptare, Voska Sport, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Makedonija GP, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra nga Ohri ka treguar lojë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe ka shënuar fitore ndaj mysafirëve nga Gjorgje Petrovi.
Golat i realizuan Medin Bajrami (38′) e Boban Georgiev (39′).
Voska ka një rezultat shumë të mirë për sfidën e kthimit dhe është afër historisë, afër finales së madhe.