Vonesat në tunelin e Bllacës, Rustemi ua vë fajin shoferëve që nuk respektonin semaforët

min lexim

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ishte sonte i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. I pyetur për zvarritjet në punimet e tunelit në Bllacë, Rustemi u përgjigj se këto punime u zvarritën për shkak të mos respektimit të regjimit të veçantë të vendosur në tunel. Ai tha se këto punime u ndërprenë për gati dy muaj gjatë muajve të verës sepse kishte trafik të rënduar për shkak të ardhje së emigrantëve dhe nga ana tjetër nuk respektoheshin semaforët. Gjithsesi, ai tha se punimet në këtët tunel përfundojnë muajin e ardhshëm.

“Riparimi i tunelit bëhet në bazë të projektit dhe kohës të cilën e përcakton projektuesi dhe revidenti i projektit. Tuneli kishte 50 vjet që nuk ishte rehabilituar dhe ndamë mjete shtesë për ta rehabilituar atë tunel, duheshe të puroheshe edhe në lëvizjen e automjeteve. Dmth në njërën anë të tunelit të punuheshe, ndërsa nga an tjetër të kemi lëvizje të auto mjeteve. Ndërkohë kishim një regjim të veçantë të automjeteve nuk respektoheshe, kërkuam disa herë ndihmën e policisë, por nuk na u përgjigjën. Prandaj vendosëm që në muajt e verës të ndërpritnim punimet, gjithsesi në muajin nëntor mbarojnë punimet.”- tha Rustemi.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Konsullata amerikane në Turqinë jugore mbyllet për shkak të protestave

Story i radhës

OBI-ja thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të ‘agresionit barbar’ të Izraelit kundër palestinezëve

Të fundit nga