Von der Leyen: Papa ka ndërtuar ura, le të ecim mbi ato

April 26, 2025
1 minut lexim

“Papa Françesku ka ndërtuar ura, le t`i ecim ato.” Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në “X”, pas funeralit të Papës, nga sheshi sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

“Sot jemi mbledhur së bashku për të nderuar një njeri që e udhëhoqi popullin e tij me mirësi, forcë paqësore dhe dhembshuri.

Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, na kujtoi se dashuria duhet të arrijë kufijtë dhe të përqafojë më pak fatlumët. Të zhvendosurit. Të harruarit. Të pazërit. Ai na bëri thirrje të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për Tokën që të gjithë ndajmë. Trashëgimia e tij është një trashëgimi mëshire, drejtësie dhe shprese. Ai do të vazhdojë të ndriçojë rrugën”, ka shkruar Von der Leyen.

Ajo po ashtu ka thënë se sot, udhëheqës nga e gjithë bota u mblodhën për t’i bërë homazhet e tyre të fundit Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, dhe me këtë rast ka pasur shkëmbime të mira me disa prej tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gemini i Google po vjen në makinën dhe orën tuaj inteligjente

Story i radhës

​Vërshime te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë