Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se edhe pse është kritike e madhe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ishte ngutur që ta krahasonte atë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Von Cramon tha Vuçiq ka interesat me të cilat nuk pajtohet aspak, porse ai është bashkëpunim.
“Ai ka interesa të tjera, e vërtetë, me të cilat totalisht nuk pajtohem.
Por, gjithashtu është për një bashkëpunim dhe e di se zgjidhja vjen përmes dialogut”. Prandaj nuk do të ngutesha me atë konstatim dhe t’i bëja të dy të njëjtë”, tha ajo.