Von Cramon: Kosova më në fund u bë anëtare e këtij institucioni të rëndësishëm evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vendimin e fundit të Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së.

Von Cramon e uroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që Kosova më në fund po bëhet pjesë e institucioni të rëndësishëm evropian.

“Urime e nderuar President Vjosa Osmani për këtë hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në (Keshilli i Evropës). Është mirë të shohësh një shumicë të gjerë në Komision.

Mirësevini të gjithëve që Kosova më në fund u bë anëtare e këtij institucioni të rëndësishëm evropian”, shkroi ajo në ‘X’.

Story i mëparshëm

Nju Jork, gjykatësi i ndalon ish-presidentit Trump të flasë publikisht për një nga proceset penale

Story i radhës

Ç’është pluhuri afrikan që ka ‘pushtuar’ Tiranën, a duhet të shqetësohemi, flet ekspertja Anira Gjoni

Të fundit nga