Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë ritmi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian varet nga angazhimi për miratimin e reformave të nevojshëm dhe përfundimi i suksesshëm i dialogut me Serbinë.
Ajo theksi se aplikimi i Kosovës për anëtarësimi në BE është një hap i rëndësimesh, dhe është thelbësore të integrohet i gjithë Ballkani Perëndimor në BE.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një hap i rëndësishëm.
Është thelbësore të inkuadrohet i gjithë Ballkani Perëndimor në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Twitter, Von Cramon.