Volodymyr Zelensky miraton një ligj të rëndësishëm: Fillon sekuestrimi i pronave të Rusisë

March 10, 2022
1 minut lexim

Ukraina ka njoftuar gjatë ditës së enjten se presidenti Volodymyr Zelenskyy ka miratuar një ligj që lejon sekuestrimin e pronave në pronësi të shtetit rus ose banorëve të tij.

“Ky ligj përcakton bazën ligjore për heqjen me forcë të të drejtave pronësore (përfshirë në rastet kur e kërkon nevoja ushtarake) të Federatës Ruse, si një shtet që ka filluar një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës dhe banorëve të saj”, thuhet në një deklaratë e parlamentit të Ukrainës.

“Sipas Ligjit, konfiskimi me forcë i pronave të Federatës Ruse dhe banorëve të saj në Ukrainë kryhet pa asnjë kompensim (rimbursim) të vlerës së tyre, duke pasur parasysh luftën agresive në shkallë të plotë të zhvilluar nga Federata Ruse kundër Ukrainës dhe qytetarëve të saj”, shtoi ai.

Gjatë ditë së sotme është takuar ministri i Jashtëm rus me homologun e tij ukrainas në lidhje me luftën që po zhvillohet mes dy shteteve, mirëpo ky takim nuk prodhoi marrëveshje konkrete.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E pushuan nga puna, modelja superseksi tani fiton 10 mijë euro në muaj

Story i radhës

S’ka informacione për numrin e romëve që mësojnë në gjuhën serbe

Të fundit nga

ShkoLartë