Volodymyr Zelensky: Duhet të bëjmë gjithçka për ta përfunduar luftën me diplomaci

November 16, 2024
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina duhet të bëjë çfarë është e mundur për të siguruar që konflikti të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë.

Në një intervistë radiofonike të transmetuar sot, ai pranoi se situata në fushën e betejës në lindje është “e vështirë”, ku Rusia po avancon dhe ka pretenduar kapjen e disa qyteteve dhe fshatrave.

Megjithatë, ai theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshje paqeje, shkruan skynews.

Sipas një raporti të publikuar nga media Ukrainska Pravda, Zelensky deklaroi se një “Ukrainë e fortë” është kushti kryesor – qoftë në diplomaci, qoftë në fushën e betejës.

“Nëse flasim me Putinin dhe nuk jemi të fuqizuar në kushtet ku ndodhemi tani, kjo është një pozitë humbëse për Ukrainën që në hyrje”, u raportua të ketë thënë ai.

Gjatë intervistës, 46-vjeçari deklaroi gjithashtu se legjislacioni amerikan e pengon atë të takohet me Donald Trumpin deri pas inaugurimit si president i ri.

Ai këmbënguli se do të fliste vetëm me presidentin e zgjedhur personalisht dhe jo me ndonjë këshilltar.

“Unë, si president i Ukrainës, do ta marr seriozisht vetëm një bisedë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me gjithë respektin për çdo rreth shoqëror apo persona tjerë”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kujdes! Në disa rrugë ka dukshmëri të ulët shkaku i mjegullës!

Story i radhës

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t’u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Të fundit nga

ShkoLartë