​Volejboll, kualifikueset për Evropianin e 22-vjeçarëve në Prishtinë, ja detajet

May 19, 2022
min lexim

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22 në kategorinë e meshkujve, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 20-22 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesë e Grupit E, përveç Kosovës, janë edhe Kombëtaret si Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, vende këto që do të qëndrojnë për tre ditë në Prishtinë dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit, Valon Nikqi, thotë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e këtij turneu.

Nikqi: Jemi gati për organizimin e ndeshjeve kualifikuese të Evropianit U22

“Tashmë jemi shumë afër dhe të premten pritet të fillojmë më garat. Përgatitjet deri më tani kanë shkuar mjaftë mirë dhe çdo gjë është në rregull, ndërsa sa i përket skuadrave pritet të kemi skuadra me mjaftë renome në volejbollin botëror siç është Holanda, gjithashtu Sllovakia si dhe Azerbajxhani… Tashmë nga organizimi i kaluar jemi mjaftë të freskët dhe e kemi shumë më lehtë, edhe pse nuk është organizimi i parë për shkak se kemi pasur edhe viteve të kaluara mirëpo jemi mjaftë të përgatitur”, tha Nikqi.

Duke folur për KP, Nikqi thotë se organizime të tilla janë një test për Kosovën që në një të ardhme të afërt në vendin tonë të organizohen edhe ndeshjet finale të kampionateve evropiane, qoftë edhe në bashkëpunim me shtetet e tjera të rajonit.

Nikqi: Këto organizime janë provë për organizime të ardhshme 

“Më siguri se këto janë disa teste që në të ardhmen të aplikojmë dhe të organizojmë aktivitete dhe gara evente më të mëdha, pse jo ndoshta në bashkëpunim edhe me shtete të rajonit të organizojmë edhe fazën finale të kampionateve evropiane. Në fakt këto kanë qenë disa biseda në takimet që i kemi pasur edhe me krerët e konfederatës evropiane që shtete si Kosova, Maqedonia, Shqipëria të aplikojnë për ngjarje të mëdha siç janë kampionatet evropiane ose ndonjë garë mjaftë të rëndësishme që organizohet nën ombrellën e CEM-it”, theksoi Nikqi.

Sa i përket synimeve që ka Kombëtarja e Kosovës në këtë kampionat, Nikqi thotë se përkundër cilësive të mëdha që kanë kundërshtarët, “Dardanët” do të synojnë që ta marrin rezultate pozitive nga të gjitha ndeshjet.

Nikqi: Kemi rivalë të fortë, por synojmë rezultate pozitive në këtë kampionat

“Ekipi kombëtar i Kosovës përgatitjet i ka filluar tash e disa javë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ndeshje miqësore me kombëtaren e Shqipërisë. Unë i kam vizituar personalisht dhe përgatitjet janë duke ecur mjaftë mirë. Me siguri që sonte ose nesër do t’i vizitojmë edhe me kryetarin së bashku për të parë se si po ecën edhe po besoj që do të kemi një përfaqësim sa më të mirë në këtë garë… Sa i përket Holandës dhe Sllovakisë po bëhet fjalë për kombëtare mjaftë cilësore ndërsa për Azerbajxhanin kemi më pak informacione… Qëllimi ynë është që të paraqitemi sa më mirë dhe të synojmë rezultat pozitiv në secilën ndeshje”, tha Nikqi.

Ballafaqimin e parë Kosova do ta ketë të premten kundër Azerbajxhanit, pastaj të shtunën do të përballet me Sllovakinë, kurse ndeshjen përmbyllëse do ta zhvillojnë të dielën kundër kombëtares së Holandës.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Baerbock akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte

Story i radhës

ESHS: Rritet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2020/21

Të fundit nga

ShkoLartë