Vokrri: S’më kujtohet kur kam komunikuar për herë të fundit me Mihalin

min lexim

Zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, nuk i kujtohet kur ka komunikuar për herë të fundit me koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Vokrri ka mohuar të ketë raporte të këqija me të por ka thënë se përveç ndonjë përshëndetjeje të shkurtër nuk kanë komunikim më shumë.

“Po e them ndoshta pak me eufemizëm, jam prej atyre që ka raporte më të mira më gjithë pjesën të LVV-së sesa me zonjën Mihali. Nuk po them se nuk kam raporte të mira ose të këqija, por nuk më kujtohet kur e kam pasur komunikimin e fundit me të përveç ndoshta një përshëndetje e shkurtër”, ka thënë ai.

I pyetur nga analisti Visar Xani nëse ka pasur përfshirje të Mihalit në heqjen dorë të tij nga drejtimi i degës së Prishtinës dhe emërimin më pas si zëvendësminstër në MAPL, Vokrri ka pranuar të ketë pasur përfshirje të saj edhe pse jo drejtpërdrejtë, pasi sipas tij ajo e ka ditur paraprakisht përgjigjen e tij.

“Ka pasur përfshirje të zonjës Mihali dhe jo në komunikim me mua do të thotë ka qenë komunikimi me dikë tjetër, sepse me gjasë e ka ditur që nëse komunikon me mua e din avans përgjigjen time dhe tash nëse e hulumtoj në memorien time se kur e kam pasur një komunikim më serioz me të mbase ka qenë në 2017 ose 2018”, ka shtuar Vokrri.

Ndryshe, të hënën u publikuan disa mesazhe të shkëmbyera mes koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqi, ku bisedonin për përfshirjen e ambasdorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj, në aktivitete të dyshimta financiare me kompaninë GEN.

Sipas këtyre mesazheve, kur Mihali e informon për lajmin se Martin Berishaj akuzohej për përfitime milionëshe nga kompania GEN, Nagip Krasniqi thotë se është “pak a shumë e vërtetë”.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Edona Llalloshi shfaqet si një princeshë në postimin e fundit

Story i radhës

Cilat do të jenë përfitimet nga negociatat? Frenohet largimi “i trurit” në Shqipëri

Të fundit nga