Vokrri: Bojkoti i serbëve në votim dëshmon se ata janë të kënaqur me kryetarët në veri

Pjesëmarrja e vogël ne votimin në veri, dëshmon se snumica e qytetarëve atje janë të kënaqur me kryetarët e komunave.

Kështu ka deklaruar direkt nga veriu, Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Lista Serbe thirrjen për bojkot e ka bërë pasi e ka bërë se shumica e qytetarëve serb janë kundër largimit të kryetarëve në veri”, ka thënë Vokrri.

Sipas tij, Lista Serbe do të tentojë që numrin e vogël në votime të qytetarëve në veri ta paraqesë si sukses.

“Sikur të kishte frustim politik, atëherë do të kishte pjesëmarrje të madhe të qytetarëve serb në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri”, ka thënë ai.

Story i mëparshëm

Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, ja sa kushton

Story i radhës

Protesta/ Teliti: Këshilli Bashkiak mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Të fundit nga