Vojvoda rinovon me Torinon

January 2, 2025
1 minut lexim

Klubi i Torinos është duke punuar për zgjatjen e kontratës së Mërgim Vojvodës.

Palët janë duke punuar për rinovimin dhe marrëveshja tashmë është arritur deri në vitin 2027, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio.

Mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, i cili mund të vijë në ditët në vijim.

I ardhur në Torino në verën e vitit 2020, Vojvoda ka grumbulluar gjithsej 133 paraqitje me ekipin “granata” mes Serie A dhe Kupës së Italisë.

Në sezonin aktual, lojtari krahu ka luajtur 15 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Vanoli në kampionat.

Trajneri e vlerëson shumë për fleksibilitetin e tij. Lojtari i lindur në vitin 1995 është përdorur si në krahun e djathtë, ashtu edhe në të majtën, por në raste të nevojshme edhe si mbrojtës i tretë në linjë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Anton Berishës

Story i radhës

Kush është Pam Bondi, e emëruara e zotit Trump për postin e prokurores së përgjithshme?

Të fundit nga

Dëbora shton vizitorët në malin e Tomorrit

Dëbora ka mbushur shpatet e malit të Tomorrit në Berat dhe shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zone. “Pas festave të fundvitit mali i Tomorrit është vizituar nga turistë të shumtë vendas
ShkoLartë