Vodhi sende në vlerë prej 280.000 denarë, arrestohet një person nga Kumanova

Dje në ora 13:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.R. (26) nga Kumanova.

Ai dyshohet se me datë 26.12.2022 ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Pero Çiço” në vlerë prej rreth 280.000 denarë (4.500 euro).

Disa nga sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit.

Ndërsa R.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Story i mëparshëm

Gut – Behrami mbetet pa medalje për katër qindtat e sekondës, Bassino e artë

Story i radhës

Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ishte 20.424.810 mijë euro, deficiti tregtar 3.825.646 mijë euro

Të fundit nga