Vodhën bizhuteri 3 milionë euro në vilën e Ronaldo, ky është vendimi për shqiptarin dhe spanjollin

July 24, 2022
min lexim

Një gabim i gjykatës spanjolle ka bërë dy autorët e vjedhjes (njëri shqiptar dhe tjetri spanjoll) së shtëpisë së legjendës së futbollit Ronaldo Nazario dhe futbollistit të Paris st Germain Paris Saint-Germain Marco Verrati.

Dy autorët që mendohet se i përkasin një grupi të organizuar të vjedhjes së shtëpive dhe vilave, kryesisht të sportistëve janë lënë të lirë pasi Gjykata e Alicantes ka pranuar ankesën e paraqitur  nga mbrojtja e të dy të pandehurve, ku avokati denonconte se  gjyqtari i çështjes kishte shkelur të drejtat e klientëve të tij, duke mos e informuar atë për veprimet që garantonin të drejtën e mbrojtjes së të paraburgosurve.

Shqiptari dhe spanjolli të cilët ndodheshin 20 ditë në paraburgim  janë të lirë me vendim të Gjykatës.

Ata janë të akuzuarit e vetëm të bandës që akuzohet për vjedhjen e një sërë vilave. Katër të tjerët, të cilët po ashtu ishin të përfshirë në këtë vjedhje u lanë të lirë.

Ata u vendosën në pranga sapo zbritën nga trageti që kishte sjellë nga Ibiza. Banda e hajdutëve kishte hyrë në vilën e ish-lojtarit të Real Madrid dhe Kombëtares braziliane, Ronaldo Nazario, ku morën bizhuteri dhe ora me vlerë afro 3 milionë euro si dhe 100 mijë eurove në para që i përkisnin mesfushorit italian, Marco Verrati, i cili luan për Paris Saint Germain.

Autorët hynë në shtëpi të maskuar, ndërsa lojtari ishte duke festuar me familjen dhe miqtë e tij në vilën në pronësi të Ronaldos. Asnjë prej tyre nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte deri sa u zbulua gjithçka pas festës.

Shqiptari dhe spanjolli, dy autorët e vjedhjes u vendosën në pranga teksa po tentonin të arratiseshin.

Ata u arrestuan sapo zbritën nga trageti që i solli nga Ibiza në Alicante.  Brenda makinës së njërit prej autorëve u gjetën edhe disa nga objektet e vjedhura. Ata u lanë në paraburgim. Por, ndërkohë avokatit të tyre nuk i ishte dhënë aksesi për të pasur informacion mbi dosjen e të pandehurve, duke cenuar edhe të drejtën e informimit.

Në këtë mënyrë gjykata konkludon se  është shkelur e drejta për mbrojtje efektive gjyqësore duke ndaj ka urdhëruar që të anulohet masa arrest me burg, shkruajnë mediat spanjolle. Banda ku bëjnë pjesë shqiptari me spanjollen akuzohen për gati 20 vjedhje.

Objektivi i tyre ishin vilat, mundësisht ato të biznesmenëve dhe njerëz të famshëm si sportistë. Pre e vjedhjes ka rënë shtëpia e ish-kryeministrit José María Aznar, tenistit Rafael Nadal, ish-liderit të Podemos Pablo Iglesias, apo lojtarit Lionel Messi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Petrovska: Ka mbërritur ngarkesa e parë me 6 automjete të blinduara të dhuruara nga SHBA

Story i radhës

Fituesja e çmimit Oskar shfaqet duke ngrënë milingona, shokohen fansat

Të fundit nga

ShkoLartë