Voca nënshkruan edhe zyrtarisht me klubin italian

Mesfushori Idriz Voca ka nënshkruar kontratë me Cosenzan në Serie B. Ka qenë menaxheri i lojtarit, Gëzim Ibrahimi, ai që ka postuar një foto të Vocës në rrjetet sociale me fanellën e klubit italian.

Mësohet se Voca ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin italian, transmeton ‘Telegraph’.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, kishte mbetur pa klub në gjashtë muajt e fundit, pasi ndërpreu kontratën me Ankaragucu.

Karrierën si lojtar Voca e ka filluar te Luzern, ndërsa së fundmi stërviti për disa ditë më këtë klub.

Cosenza lufton për mbijetesë në Serie B, pasi aktualisht gjendet në vendin e 17 me 16 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

22 починати пациенти и 1.861 нов случај на ковид-19 во изминатиот ден

Story i radhës

Nënvarianti i Omicronit duket më ngjitës, por jo më i ashpër

Të fundit nga